Ka kaluar më shumë se një vit që kur Apple prezantoi për herë të parë AirPower, një pajisje karikimi wireless për iPhone, Apple Watch dhe AirPods në të njëjtën kohë. Atë kohë Apple tha se pajisja do të bëhej e disponueshme në 2018-ën. Por pasi e prezantoi në Shtator të vitit 2017, Apple nuk e ka zgjidhur dot problemin e mbinxehjes dhe sfidat me menaxhimin e energjisë për të finalizuar produktin.

Tashmë Apple ka vendosur ta tërheqë plotësisht nga tregu. Sipas TechCrunch, Apple ka konfirmuar se projekti AirPower është anulluar. Ndërsa kishte prej atyre që mendonin se AirPower më në fund do të debutonte këtë muaj, mesa duket kjo nuk është çështja. Debutimi i kufjeve të reja AirPods me karikim wireless vetëm sa i hodhën benzinë zjarrit me shpresën se një karikues wireless po vinte.

Apple asnjëherë nuk foli zyrtarisht për AirPower por në Shtator u konfirmuar se pajisja arrinte temperatura shumë të larta dhe Apple nuk krijonte dot një dizajn që ta eliminonte apo përballonte. Padyshim nëse do të kishte debutuar, AirPower do të ishte një produkt shumë i dobishëm por ka ngelur që telefonët, tabletët dhe aksesorët Apple ti karikojmë veçmas. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment