WhatsApp Business, një version i aplikacionit WhatsApp i dizajnuar për bizneset që duan të komunikojnë me konsumatorin, është lançuar në iOS. WABetaInfo ka zbuluar aplikacionin në versionin Meksikan të App Store dhe përdoruesit kanë raportuar se është i disponueshëm edhe në Francë e Brazil.

Aplikacioni është shumë i rëndësishëm për Facebook sepse është një prej mënyrave sesi do të monetizohet platforma. Edhe pse bizneset mund të përgjigjen konsumatorëve falas, Facebook do ti tarifojë pas një periudhe. Vitin e kaluar ekzekutivi i WhatsApp tha se shërbimi do të fillonte gradualisht të tregon reklama në funksionin e historive “Status.”

Përveçse bizneset mund tu kthejnë përgjigje konsumatorëve në mënyrë të drejtpërdrejtë, WhatsApp Business ka funksione të tjera të cilat u dedikohen kompanive si mesazhet përshëndetëse, mesazhet automatike apo tregojnë informacione si oraret e hapjes dhe adresat. Aplikacioni tashmë është i disponueshëm për një numër të kufizuar vendesh.

0 komente:

Post a Comment