PS4 Remote Play është një program i publikuar së fundmi në App Store. Ashtu siç sugjeron emri, programi ju lejon të luani lojërat të platformës Sony PS 4, direkt në iDevice. Ky program ka qënë i disponueshëm për shumë kohë, në platformat Mac, Windows dhe Android dhe më në fund, kush ka një PS 4 dhe një iDevice, mund të luaj lojën e preferuar nga kjo e fundit.

Për të shfrytëzuar programin, të dy aparatët elektronikë duhet të jenë të lidhur në të njëjtin rrjet WiFi. Hapi i parë që duhet të ndiqni, është të shkoni në menu-në Settings -> Remote Play Connection Settings -> Enable Remote Play dhe në të njëjtën kohë duhet të aktivizoni programin në iDevice.



Pasi të aktivizioni aplikacionin, duhet të shtypni butonin "Play" i cili do të nisë një proçedurë për komunikimin me PS 4 të lidhur në të njëjtin rrjet. Përpara se komunikimi të nisë, programi do t'ju kërkojë të aksesoni në Playstation Store me një akount. Nëse nuk e keni, duhet të rregjistroheni ndërsa nëse e keni, sapo të hyni në sistem, programi do të nisë komunikimin me PS4, dhe nëse ai është aktiv, të dy aparatët do të komunikojnë me njëri tjetrin.


Programi do t'ju lejojë të ndryshoni kualitetin e videos, butonat që komandojnë lojën si dhe shumë parametra të tjerë. Pasi të keni bërë dhe rregullimet e duhura për komandat, mund të luani lojën e preferuar direkt në iDevice.


 /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment