Gjatë kësaj jave është zhvilluar eventi MVC (Mobile World Congress) në të cilin kompanitë më të fuqishme botërore prezantojnë të ardhmen e rrjetit mobile në terma teknologjie. Ndër sesionet që ra më shumë në sy ishte prezantimi i prototipit PureView nga kompania Nokia, historia e së cilës nuk është pak e njohur për publikun.

Qëllimin për tu bërë përsëri pjesë e tregut,  kompania e ka shprehur duke sjellë një prototip të atij që mund të jetë teknolgjia e të ardhmes për sa i përket përdorimit të SmartPhone, për të bërë foto apo video. Nokia PureView integron 6 module fotokamerash të cila mund të përdoren në mënyrë të kontrolluar gjatë filmimit ose fotografimit. Test e bëra gjatë prezantimit, i kanë lënë me gojë hapur, eskpsertët dhe shumë prej tyre janë shprehur pozitivisht për teknologjinë.


Por le të shikojmë akoma më në detaj këtë produkt.

Dizajni

Trupi i produktit rrethohet nga materiali i aluminit i cili i siguron përdoruesit rrezizstencë në kohë. Ekrani është ndërtuar mbi teknologjinë Gorilla Glass 5  ku dimensionet janë rreth 5.99 inch OLED dhe kualitet 2880 x 1440. Ekrani është në gjëndje që të skanojë edhe shenjat e gishtave në të gjithë sipërfaqen e tij. Gjithashtu ai ka një harkim të lehtë anësor për ti dhënë më shumë siguri përdoruesit kur filmon apo bën foto. Produkti do të vijë në treg vetëm në ngjyrën blu të errët, të paktën për momentin.


Komponentët Hardware

Përsa i përket fuqisë Hardware, Nokia 9 PureView do të integrojë chip-in SnapDragon 845 SoC i cili siguron performancë të lartë me një konsum të ulët të baterisë. Fotokamera është fuqia e tijdhe inxhinierët e kompanisë premtojnë se programe si Google Photos dhe Lightroom CC, dinë se si të marrin maksimunin e kualiteti nga 6 modulet e kamerave. Kjo teknologji siguron përdoruesin se kualiteti i fotove është maksimal në ambjente më ekstreme që mund të ndodhet.


Përsa i përket çmimit dhe datës së hedhjes në treg, akoma nuk ka një njoftim zyrëtar pasi versioni i shfaqur në Mobile World Congress, është vetëm një prototip i cili është akoma në ndërtim e sipër. /iPhoneAlbania


0 komente:

Post a Comment