Në këtë artikull do t'ju sjellim një krahasim midis fotokamerës së iPhone XS Max dhe Galaxy S10+, të bërë nga portali macrumors. Mënyra e krahasimit është bërë duke publikuar foto të bëra me 2 SmartPhone-ët pa i treguar votuesve se me cilin SmartPhone është bërë foto që ato kanë zgjedhur.

Krahasimi është bërë duke bërë foto në ambjente të ndryshme, dhe në vijim do të gjeni të gjitha fotot e publikuara dhe informacionin se cila është votuar më shumë.

Në foton e parë fokusohet një filxhan çaji dhe një Mac në miniaturë. Në këtë rast foto A  ka një problem në të cilën vihet re një prerje e buzës së filxhanit të çajit si pasojë e fokusit. Përsa i përket ngjyrave, foto A ka ngjyra më reale ndërsa foto B ka ngjyra më të ngrohta ose të theksuara. Shumë nga votuesit kanë zgjedhur foton A por foto B nuk ka prerë asgjë nga objektet e fokusuara dhe ajo mund të konsiderohet si fituese dhe është bërë me Galaxy S10+.


Në foton e dytë fokusohet një person me funksionin Portrait Mode të fotokamerave. Në këtë rast, foto A duket më zbehur por ajo që bie në sy është që kjo foto në krahasim me foton B, e ndan më mirë subjektin nga sfondi dhe për këtë arsye votuesit kanë zgjedhur foton A e cila është bërë me iPhone XS Max.


Foto e tretë është bërë duke fokusuar një tabelë rrugore dhe me pak dritë. Në këtë rast foto A duket më e ngrohtë dhe e ndan më mirë subjektin nga sfondi por sasia e ngjyrës blu ka bërë që votuesit të preferojnë foton B e cila është bërë me Galaxy S10+.


Në foton e katërt fokusohet ambjent i hapur dhe fotot janë bërë me funksionin Panoramik. Foto B duket më e zbehur në krahasim me foto A, e cila ka ngjyra më të ngrohta por është fotot B më e preferuara nga votuesit e cila është bërë me Samsung Galaxy S10+.


Imazhi i rradhës është bërë direkt me filtrat e Instagram të cilët kanë limitet e tyre. Në këtë rast foto A është votuar më shumë nga përdoruesit pasi në këtë rast dielli është fokusuar më mirë dhe duket më real se sa ajo në foton B, e cila është bërë me Samsung S10+.


Nga krahasimet e bëra, të dy SmartPhone-ët bëjnë foto fantastike dhe diferencat janë shumë të vogla për të thënë që një SmartPhone është më i mirë se tjetri, përsa i përket fotokamerës. /iPhoneAlbania


0 komente:

Post a Comment