Të dhënat e reja të publikuara nga Counterpoint pohojnë se iPhone XR ka qenë smartphone më i shitur në Shtetet e Bashkuara gjatë muajit janar. Në një muaji të dobët siç është muaji janar për sa i përket tregut të telefonave në Shtetet e Bashkuara, Apple ka regjistruar një rezultat të mirë me modelin më ekonomik, iPhone XR.

Në përgjithësi shitjet e smartphone-ve në Shtetet e Bashkuara kanë rënë me 2.7% në krahasim me janarin e vitit 2018, duke regjistruar muajin e katërmbëdhjetë rradhazi në rënie vit pas viti. Kjo do të thotë se, nga nëntori 2017, në Shtetet e Bashkuara po regjistrohet një rënie e shitjeve në tregun e smartphone-ve.

E vetmja notë pozitive për Apple është se smarphone më i shitur në muajin janar ka qenë iPhone XR, që ka kaluar iPhone XS Max, Samsung Galaxy Note 9, iPhone XS dhe Galaxy S9. Apple konfirmohet në vendin e parë në SHBA, e ndjekuar nga Samsung, Motorola, LG dhe ZTE. Samsung është kompania që ka humbur më shumë terren, ndërsa LG ka regjistruar rezultate më të mira se vitin e kaluar. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment