iOS 12.2 ka sjellur disa ndryshime dhe përmirësime në performancë. Po bateria? Cilat janë rezultatet në krahasim me versionin 12.1.4? iAppleBytes ka bërë një test të plotë për të krahasuar kohëzgjatjen e baterisë në modele të ndryshme iPhone me iOS 12.2 dhe iOS 12.1.4.

Videoja që zgjat 14 minuta bënë një seri krahasimesh midis dy sistemve operative në iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6s, iPhone 7 dhe iPhone 8. Rezultatet e testit tregojnë një rritje të kohëzgjatjes së baterisë tek disa modele, ndërsa tek disa të tjerë tregon rënie. Kjo do të thotë se nuk ka ndonjë diferencë për sa përket baterisë në iOS 12.2. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment