Katër muaj e gjysmë nga debutimi dhe iOS 12 është instaluar në 83% të pajisjeve të lançuara në katër vitet e fundit sipas të dhënave që Apple jep përmes App Store. Që nga debutimi i iOS 12, Apple ka ofruar të dhëna në dy mënyra: numrin e instalimeve tek pajisjet e fundit dhe numrin e instalimeve për të gjitha pajisjet.

Ndërsa 83% e pajisjeve në katërt vitet e fundit kanë kaluar në iOS 12, vetëm 80% e pajisjeve në total janë në versionin e fundit të sistemit operativ. 12% e pajisjeve vazhdojnë me iOS 11 ndërsa pesë përqind e pajisjeve të katër viteve të fundit nuk kanë të instaluar iOS 12. Në fillim të Janarit iOS 12 ishte instaluar në 78% të pajisjeve.

Njerëzit kanë instaluar iOS 12 më shpejt sesa iOS 11. Në Prill të 2018-ës vetëm 76% e pajisjeve kishin instaluar iOS 11, mbase nga problemet që e pllakosën me debutimin. Tashmë fokusi i kompanisë do të jetë te iOS 13 që pritet të prezantohet në Konferencën e Zhvilluesve WWDC në Qershor. Përditësimi thuhet të sjellë një ndërfaqe të errët dhe ndryshime të rëndësishme të grafikës në iPad. /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment