Fortnite, një nga lojërat më të shkarkuara të momentit në App Store, është përditësuar duke arritur në sesonin e tetë. Loja ambientohet në ditët e sotme, kur papritmas një stuhi në të gjithë botën zhduk 98% të popullsisë dhe gjallesa të ngjashme me zombi rriten dhe sulmojnë të gjithë të tjerët.

Në këtë lojë mund të merrni pjesë në një mision tek sëbashku me tre lojtarë të tjerë, që bashkëpunojnë në harta të krijuara rastësisht për të mbledhur resurse, për të ndërtuar fortesa me objektiva mbrojtëse, për të mbrojur të mbijetuarit duke krijuar armë dhe kurthe për të mboshtur zombit.

Lojtarët fitojnë shpërblime të ndryshme falë këtyre misioneve për të përmirësuar personazhet e tyre, duke luajtur vetëm online me qindra lojtarë të tjerë. Fortnite është i disponueshëm falas në App Store dhe është kompatibël me iPhone, iPad e iPod Touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment