Apple ka publikuar zyrëtarisht datat e eventit WWDC (WorldWide Developer Conference) 2019, i cili do të zhvillohet në datë 3 Qershor 2019 në San Jose të Kalifornisë. Zhvilluesit e programeve për iOS ose OSX duhet të rregjistrohen për të blerë biletën pasi numri i tyre është i kufizuar.

Kosto e biletës do të jetë 1,599$ dhe ata që mund të blejnë do të përzgjidhen në mënyrë rastësore. Për të marrë pjesë në përzgjedhje çdo zhvillues duhet të ketë rregjistruar një llogari në Apple Developer Program ose Apple Developer Enterprise Program. Pjesëmarrësit do të njoftohen nëse janë përzgjedhur ose jo, në fund të muajit Mars, ndërsa rregjistrimet do të jenë të hapura deri në datë 20 Mars.

Kujtojmë që në këtë event do të prezantohen teknologjitë e ardhshme të kompanisë ku përfshihet iOS 13, OSX 10.15, tvOS 13 dhe watchOS 6. Gjithashtu pritet që gjatë eventit të prezantohen dhe detaje në lidhje me teknolgjinë e re të Mac Pro. Deri atëherë ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt që do të sjellim në lidhje me këtë event. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment