Apple ka vendosur të risjellë në treg iPad Air dhe ditën e sotme prezantoi një model më të madh. Krahas një iPad Mini të ri, Apple solli versionin 10.5-inç iPad Air me mbështetje për Apple Pencil. Ai fuqizohet nga procesori A12 Bionic dhe do të vendoset në linjë iPad mes modelit iPad dhe iPad Pro.

Tableti i ri kushton 499 dollarë për modelin Wi-Fi dhe 629 dollarë për modelin Wi-Fi dhe Celular. Me modelin e ri kompania rrit madhësinë nga 9.7-inç në 10.5-inç. Çudi më vete është mbështetja për gjeneratën e parë të lapsit Apple Pencil që kushton 99 dollarë. Megjithatë çdo iPad tashmë vjen me një laps stylus.

iPad Air i ri gjithashtu ofron mbështetje për tastierën Smart Keyboard që është e disponueshme për 159 dollarë.  Tableti është i disponueshëm për të porositur online nga ky moment dhe dërgesat mbërrijnë javën e ardhshme. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment