Është i disponueshëm për shkarkim versioni final i iOS 12.2 për iPhone dhe iPad. Ky version sjell katër Animoji të reja dhe përmban disa përmirësime dhe bux fix. iOS 12.2 mund ta shkarkoni direkt nga iPhone nëpërmjet funksionit OTA ose me anë të iTunes duke e lidhur me kompjuterin.

Animoji
Janë shtuar katër Animoji të reja (bufi, derri i egër, gjirafa dhe peshkaqeni) në iPhone X dhe modelet më të reja, iPad Pro 12.9" (gjenerata e tretë) dhe iPad Pro 11".

AirPlay
Tani do të kemi një qasje më të shpejtë me kontrollet TV, falë butonave të dedikuar në Control Center dhe LockScreen. Falë funksionit video multitasking tani mund të përdorim aplikacione të tjera dhe të riprodhojmë file audio të shkurtër ose video në pajisjen tonë pa e ndërprerë AirPlay.

Apple Pay
Klientët Apple Pay Cash (nuk është ende aktiv në Shqipëri) mund të bëjnë tresferime parash të menjëhershme drejt llogarive të tyre duke përdorur karta e debitit Visa. Në aplikacionin Wallet mund të shikoni lëvizjet e bëra nëpërmjet Apple Pay. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment