Apple ka vendosur të ndryshojë një prej politikave të saja më jetëgjatë. Kompania ka vendosur të riparojë iPhone me bateri të palëve të treta. Ky është ndryshim me 360 gradë i qëndrimit të kompanisë e cila vazhdimisht ka refuzuar riparimin e iPhone me bateri që nuk prodhohen nga furnizuesit e saj.

Në 2018-ën Apple tha se kishte zëvendësuar 11 milion bateri të iPhone. Një lëvizje e tillë masive erdhi si rezultat i programit një vjeçar të zëvendësimit të baterive për 29 dollarë. Ky program erdhi në përgjigje të kritikave se Apple kishte ulur performancën e iPhone për të kompensuar në jetëgjatësinë e baterive pas vite përdorimi.

Dikush mund të thotë se shumë konsumatorë të Apple iPhone ka zgjedhur bateri të palëve të treta. Por mundet që Apple ka vendosur të bëhet më fleksibël. Muajin e kaluar kompania tha se riparimet e ekraneve të iPhone nga një palë e tretë nuk përfshihen në garancinë e pajisjes.

Dhjetorin e vitit të kaluar Apple pranoi se disa modele iPhone ishin marrë përditësime të cilat ulnin performancën për shkak të degradimit të jetëgjatësisë së baterisë. Kompania tha se kishte pasur për qëllim të ruante këtë jetëgjatësi si dhe të parandalonte fikjen e papritur të telefonëve.

Pas shumë kritikave kompania gjeti zgjidhjen për baterinë dhe performancën e telefonit duke ulur koston e zëvendësimit të baterisë së vjetër me një të re nga 79 dollarë në 29 dollarë.

0 komente:

Post a Comment