Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Teach your moster to read, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Teach your moster to read është një lojë edukative për fëmijë e cila do ti ndihmojë ata të mësojnë të lexojnë duke luajtur. Në App Store është një nga programet më të shkarkuara dhe gjuha e suportuar është ajo Angleze. Sot mund ta merrni falas për një periudhë të limituar.


- 3 Wins, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
3 Wins është një program që ju ndihmon të fitoni vetëbesim në gjërat që bëni. Ai do t'ju kërkojë të shënoni gjërat që duhet të bëni gjatë ditës dhe më pas ju kërkon që të bëni të paktën 3 nga ato. Kjo do të jetë një mënyrë e mirë për të vendosur rregull në bërjen e gjërave ditore.


Funnel, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Funnel është një program i cili sjell në iOS mundësinë për të lexuar lajme nga shumë portale të ndryshme, në një program të vetëm. Me pak hapa, mund ta konfiguroni dhe të keni në çdo moment, lajme nga shumë portale të ndryshme. Sot mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment