Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- The Complete Adventures of Pan, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
The complete adventures of Pan është një program interaktiv i përbërë nga 7 libra dixhital të cilët tregojnë historinë e një panda të quajtur Pan. Ai do të kalojë aventura dhe rreziqe për të shpërtuar miqtë e tij dhe botën.


- TapEdit, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
TapEdit është një program i dobishëm i cili sjell në iOS një editor teksti të thjeshtë për tu përdorur ndërkohë me plot funksione kur ndër ato mund të përmëndim mundësinë për të editur HTML ose Markdown.

War Of Eclipse, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
War of eclipse është një lojë në të cilën ju do të ndihmone një kapiten anije kozmike, në luftën kundër forcave aliene. Gjatë aventurave dhe betejave ju do të zbuloni edhe të vërtetën e luftës së njerzimit kundër alienëve. Loja është ndërtuar në një ambjent grafik mjaft të thjesht dhe vetëm në bardh e zi. Ja vlen ta provoni.

Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment