Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- PlantDetect, nga 1.89€. /iPhone, iPad
PlantDetect është një program i veçantë i cili ju jep mundësinë të gjeni llojin e çdo lule që skanoni. Programi shfrytëzon fotokamerën e iDevice, skanon imazhin e marrë dhe krahason rrezultatet me një bazë të dhënash duke ju dhënë informacionin e kërkuar.


- Color Dots, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Color Dots është një lojë edukative për fëmijë, nëpërmjet të cilës ato mund të mësojnë të dallojnë ngjyrat kryesore dhe emrat e tyre në gjuhën Angleze. Çdo kuic shoqërohet me muzikë dhe shpjegime interaktive të cilat ndihmojnë që fëmijët të kuptojnë më mirë çdo ngjyrë.


Vocabolary: Learn new words, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Vocabolary është një program i cili sjell në iOS një fjalor të gjuhës Angleze ku ju mund të mësoni fjalë të reja të cilat do t'ju ndihmojnë ta perfeksiononi atë dhe është i thjeshtë në përdorim.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment