Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- FISHI: Fisheye Camera, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fishi është një program i cili vë në dispozicion disa efekte që mund të aplikohen fotokamerës dhe më pas të bëni foto. Efektet që mund të përdorni janë inspiruar nga forma e syve të peshqve dhe për këtë arsye, përpara se të bëni fotot, duhet të zgjidhni cili efekt dëshironi të aplikoni.


- Moona Vegies, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Moona Vegies është një lojë edukative për fëmijë ku ato do të mësojnë çdo gjë në lidhje me perimet. Nëpërmjet kuiceve që loja vë në dispozicion ata do mësojnë çdo gjë duke zgjidhur çdo nivel që loja i kërkon.


- Duck Warefare, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Duck Warefare është një lojë me aksion ku duhet të luftoni kundra armiqëve që duan të detyrojnë rosakët ti binden, por kjo nuk do të ndodhë pasi do të jeni ju që do ti ndihmoni në 25 nivelet e ndryshme që loja vë në dispozicion.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment