Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Sprocket, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Sprocket është një lojë me temë kuic ku qëllimi është të prekni mbi secilin rreth të pa mbyllur dh dhe ta afroni në qëndër pa e përlasur me të tjerë, dhe ai do të zhuket, përndryshe misioni mbaron pas sukses.


Matching: Two Player Card Game, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Matching është një lojë me temë kuic nëpërmjet të cilës mund të stërvisni aftëtsinë e të mbajturit mënd. Gjithashtu është një lojë ku mund të luani me një person tjetër, pra mund të luhet midis 2 personave. Sot mund ta shkarkoni falas.


MojiTok, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
MojiTok është një program që sjell në iOS një set me ikona të animuara të cilat mund ti përdorni gjatë shkrimit të një mesazhi. Mund shprehni emocionet duke zgjedhur një ose më shumë, nga 20 mijë ikonat që ai ju vë në dispozicion dhe sot mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment