Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Fast Camera, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Fast Camera është një program i cili ju lejon të bëni rreth 1800 foto në minutë, duke ju lejuar të zgjidhni midis tyre, ato më të vecanta. Ai ofron dhe një panel kontrolli nga ku mund të rregulloni çdo atribut që ndikon tek proçesi i fotogramit dhe është i vetmi në App Store që ju lejon këtë frekuencë. Sot mund ta merrni falas për një periudhë kohe të limituar.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment