Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Thermo-Hygrometer, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Thermo-Hygrometer është një program i cili shfaq informacione në lidhje me temperaturën, lagështinë dhe presionin atmosferik. Këto informacione vlejnë për një qytet specifik dhe janë gjithmonë të përditësuara në kohë reale.


Get 'Em, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Get 'Em është një lojë e veçantë në stilin e saj ku ju duhet të drejtoni qenët e stërvitur të ndalojnë krimin që ka pushtuar qytetin. Kini kujdes sepse nuk do të jetë e thejshtë dhe duhet të fitoni çdo betejër për të përmirësuar aftësitë e qenëve luftëtarë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment