Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Dr. Panda Train, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Dr. Panda Train është një lojë për fëmijë ku ato do të luajnë në rolin e një makinisti ku do të drejtojnë një tren në aventura të ndryshme. Gjatë çdo niveli ato duhet të transportojnë materialet në pikën e caktuar dhe të zgjidhin të gjitha problemet që do të shfaqen rrugës.


Anchor Pointer, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Anchor Pointer është një program i cili ju jep mundësinë të ruani vëndndodhjen tuaj, duke shfrytëzuar koordinatat GPS dhe më pas  mund të arrini në pikën e ruajtur duke shfrytëzuar hartë. Programi funksionon edhe kur nuk keni linjë interneti dhe sot mund ta shkarkoni falas.


Fleets of Heroes, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Fleets of Heroes është një lojë me aventurë dhe aksion e cila ambjentohet në të gjithë galaktikën tonë dhe ju do drejtoni flotat luftarake për të mbrojtur qytetërimin në të cilën bëni pjesë. Duhet të tregoheni strategjik sepse forcat aliene do bëjnë të pamundurën t'ju ndalojnë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment