Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- A noble circle, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
A noble circle është një lojë inovative ku duhet të lëvizni një sferë nga poshtë lart duke e përplasur atë në sfondet vertikale të ekranit. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e lehtë!


- Dot Collector: Finger Practice, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Dot Collector është një lojë për fëmijë me temë kuic ku ata duhet vendosin rrathët me ngjyrë në vëndin e kërkuar. Kjo do ti ndihmojë ata të zhvillojnë arsyetimin dhe sigurisht është një mënyrë e mirë për të kaluar kohën e lirë.


- Good Woofy, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Good Woofy është një program i cili rregjistron zërin tuaj kur qetësonin qenin dhe e ekzekuton në një interval kohe që mund të përsëritet. Kjo do e ndihmojë që ai të mos lehi kur ju nuk jeni në shtëpi.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment