Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Math Games 1st Grade, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Math Games  1st Grade është një lojë me temë kuic dhe aventurë ku fëmijët do të mësojnë të zgjidhin probleme matematike ndërkohë që eksplorojnë kështjellën magjike.  Pra ai është një mënyrë e mirë për ti mësuar fëmijët të zgjidhin probleme matematike ndërkohë që argëtohen.


ReliCam, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
ReliCam është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që jeni të apasionuar pas fotografisë. Ai ju vë në dispozicion shumë funksione bazike të cilat programi i fotokamerës së iOS i bën automatikisht. Pra nëpërmjet ReliCam, jeni ju që kontrolloni çdo detaj të fotokamerës.


English Listening Master, nga 3,79€, falas. /iPhone, iPad
English Listening është një program i dobishëm i cili ju ndihmon të përmirësoni të folurën e gjuhës angleze në mënyrë interaktive. Përveçse ai ju shkathtëson në dëgjim, do t'ju duhet të zgjidhni dhe kuicet e ndryshme për të vazhduar më tej leksionet. Sot mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment