Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Cosmicast, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cosmicast është një program i cili ju jep mundësinë të keni në iOS një menaxhues të file-ev Podcast, ose ato tipe file-sh që përmbajnë një koleksion me pjesë muzikore. Ai është i lehtë për tu përdorur dhe gjithashtu ju vë në dispozicion disa funksione.


- MosaLingua, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
MosaLingua është një program profesional i cili ju jep mundësinë të mësoni fjalët dhe shprehje teknike në gjuhën spanjolle. Secila nga ato shoqërohet me audio dhe shpjegimin paraprak. Sot këtë program mund ta merrni falas për një periudhë të limituar.


MathEdge, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
MathEdge është një program që i dedikohet mësuesve dhe fëmijëve. Nëpërmjet tij, fëmijët mund të mësojnë në mënyrë interaktive të kryejnë veprimet matemtike të mbledhjes dhe zbritjes. Çdo rrezultat shoqërohet dhe me një shpjegim vokal.



Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment