Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Asketch, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Asketch është një program i cili ju lejon të përdorni iDevice si një fletë të bardhë mbi të cilën mund të vizatoni me dorë të lirë. Programi vë në dispozicion disa tipe të ndryshme lapsi dhe ekrani ideal për ta përdorur është iPad.


- Shape Game, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Shape Game është një lojë për fëmijë dhe të rritur, ku qëllimi është të gjeni të gjitha ngjyrat dhe figurat kur hapni një letër. Gjatë një niveli, programi do të shfaqë letra të kthyera mbrapsht dhe kush ka rradhën për të zgjedhur duhet të gjejë, ngjyrën ose figurën që letra mban, për ta mbaruar at¨.


Aureus Prime, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Aureus Prime është një lojë me temë kuic ku duhet të pastroni ekranin nga objektet që kanë të njëjtën ngjyrë dhe formë. Grafika mbi të cilën është ndërtuar do t'ju argëtojë akoma më tepër. Ja vlen ta provoni atë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment