Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Wiggle: DJ Scratch, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Wiggle është një program i cili i dedikohet Dj-ve. Programi ju lejon të manipuloni si një DJ i vërtetë të gjitha pjesët muzikore që keni në librarinë e iTunes. Vetëm me pak hapa mund të zgjidhni pjesën e preferuar dhe të luani mbi atë.


- WindWord, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
WindWord është një lojë me temë kuic ku qëllimi do të jetë selektimi i shkronjave të duhura për të formuar fjalën apo fjalinë e kërkuar. Nëse po kërkoni një lojë impenjuese për kohën e lirë, atëherë ja vlen ta shkarkoni.


EXIF Viewer, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
EXIF Viewer është një program i cili ju jep mundësinë të shikoni të gjitha informacionet e fshehura nga një foto, si përshëmbull vëndi, ora dhe data ku ajo është bërë. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment