Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Star Cat Adventure, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Star Cat Adventure është një lojë në të cilën duhet të ndihmoni një mace të shpëtojë nga bota aliene ku ajo është zënë në kurth. Gjatë udhëtimit duhet të përballeni me krijesa të cilat jo gjithmonë kanë qëllim të mirë.


- iLovecraft Collection Vol. 1, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
iLovecraft është sjell në iOS një libër dixhital në të cili do të mund të lexoni ose dëgjoni historitë fantastike por dhe të frikshme të H. P Lovecraft. Programi përmban ilustrime dhe audio të tre volumeve të serisë H. P Lovecraft të cilat janë Lovecraft: Dragon, Widow dhe The Hound. Sot mund ta merrni falas për një periudhë kohe të limituar.


- Cryption, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cryption është një lojë me temë kuic ku qëllimi i lojës është të gjeni numrat që fshihen në trekëndëshat e ngjyrosur që do të gjeni në çdo nivel. Nëse jeni i apasionuar pas lojërave me kuice, atëher ja vlen ta merrni.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment