Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Gymster+: Gym & Healthy Eating, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Gymster është një program i dobishëm për të gjithë ju që shkoni në palestër. Ai ju vë në dispozicion ushtrime fizike, ruajtjen e informacioneve të peshës trupore si dhe rreceta mbi ushqimet që duhet të përdorni gjatë ditës. Çdo ushtrim që zgjidhni në planin që do të ndërtoni, do të shoqërohet me imazhe ose video.


- Paint Hack, nga 0.89€, falas. /iPad
Paint Hack është një program i cili ju vë në dispozicion shumë efekte grafike të cila mund ti aplikoni tek imazhet e preferuara. Ai ofron listën më të madhe të efekteve grafike që do të gjeni në App Store dhe sot mund ta merrni falas vetëm për iPad.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment