Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Step Out: Alarm Clock, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Step Out është një program i cili sjell një mënyrë alternative për tu zgjuar. Ndryshe nga programi i Alarmit të iOS, ai ju vë në dispozicion disa funksione ekstra si përshëmbull mundësia për të përcaktuar si zile zgjimi dhe pjesë muzikore të preferuara.


- MamaLingua Premium, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
MamaLingua është një program i cili sjell në iOS mundësinë për të mësuar dhe perfeksionuar gjuhën Angleze dhe Spanjolle. Ai ofron një fjalor që përmban fjalë dhe shprehje nga të dyja gjuhët të cilat mund ti dëgjoni se si duhet thënë.


- Fresh Reversi, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fresh Reversi është një lojë me temë kuic ku ju mund të luani me miqtë tuaj online ose të sfidoni kompjuterin në nivele të ndryshme dhe rregullat e lojës do ti mësoni në fillim pasi janë të thjeshta. Ja vlen ta merrni për kohën e lirë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment