Angry Birds AR: Isle of Pigs është loja më e re nga Rovio që shfrytëzon realitetin e zmadhuar (AR) dhe do të debutojë në pajisjet iOS më 11 Prill. Me anë të kësaj loje mund të përdorni llastiqet klasike të Angry Birds ndërsa kullat do të "integrohen" në ambientin real, në vendin ku ndodheni në atë moment.

Angry Birds AR: Isle of Pigs shfrytëzon teknologjinë ARKit të Apple, dhe pas lançimit do të ketë 40 nivele që mund të eksploroni në 360 gradë për të gjetur objektet e fshehur dhe shënjestrën perfekte për të sfiduar derrkucët e gjelbër.

Në App Store mund ta prenotoni që tani lojën Angry Birds AR: Isle of Pigs. Loja do të jetë e disponueshme falas dhe do të jetë kompatibël me iOS 11, iPhone 6s dhe modelet pasardhës.


Angry Birds AR: Isle of Pigs | iOS 11 | App Store - Prenotot/Falas

0 komente:

Post a Comment