Megjithëse Apple nuk i ka bërë akoma publike datat e Worldwide Developers Conference 2019, MacRumors ka mbledhur disa prova të rëndësishme që konfirmojnë se WWDC do të mbahet nga data 3 e deri më 7 qershor. WWDC 2019 do të mbahet në McEnery Convention Center në San Jose, Kaliforni.

Cila është prova në fjalë? Një dokument i brendshëm i McEnery Convention që shfaq prenotime të ndryshme për një sallë të veçantë, midis të cilave edhe ajo e Apple për të konferencë që parashikohet të mbahet më 6 qershor dhe që i dedikohet pikërisht WWDC 19. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment