Dr. Mario do të vijë së shpejti në pasjisjet iOS: Nintendo ka njoftuar një partnership me kompaninë japoneze Line Corporation - prodhues video-lojërash në tregun aziatik - për të realizuar lojën Dr. Mario World. Një puzzle game me protagonist personazhin ikonë të Nintendos që do të debutojë në App Store gjatë kësaj vere.

Për momentin ka shumë pak detaje rreth lojës, por Nintendo ka specifikuar se Dr. Mario World do të jetë i disponueshëm falas dhe do të debutojë në 60 vende. Loja e parë Dr. Mario ka debutuar në vitin 1990 në NES dhe Game Boy, më pas doktori simpatik u bë pjesë e lojëra të tjera Nintendo si Super Smash Bros. Melee dhe Super Smash Bros. për Nintendo 3DS dhe Wii U. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment