Për të gjithë ju që jeni të interesuar të instaloni Jailbreak në iOS 12, duket se shumë shpejt kjo do të jetë realitet. Lajmi vjen nga Pwn20wnd, i cili është i njëjti person që solli jailbreak për iOS 11. Në Twitter ai ka publikuar dhe pamjet e para të Jailbreak i instaluar në iPad. Sipas përshkrimeve që ai bën, çdo gjë funksionon më mirë seç pritej.


'unc0ver' për iOS 12, do të jetë dhe sigla e programit që do të instalohet në iDevice dhe do t'ju lejojë të përdorni të gjithë platformën e Jailbreak. Versioni i parë beta do të publikohet në Github, aty ku mund të gjeni versionin e Jailbreak për iOS 11. Data e publikimit nuk është akoma e qartë por pritet që të ndodhë shumë shpjet.

Kujtojmë të gjithë ata që kanë Jailbraek që repozitori i Cydia do të braktiset për ti lënë vënd teknologjive më të reja, siç është Electra, por që po punon shumë ngadalë për zëvëndësuar repozitorin historik të Saurik. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment