Tim Cook ka lënë të kuptohet se mund të ketë çmime më të ulëta për iPhone në disa vende në një përpjekje për të rritur shitjet që nuk po kënaqin shumë. Të ardhurat nga iPhone, që sigurojnë edhe pjesën më të madhe të shitjeve për kompaninë, kanë rënë me 15 për qind në tremujorin e fundit financiar.

Në total, të ardhurat e firmës kanë rënë me 5 për qind krahasuar me tre vite më parë, në rreth 84.3 miliardë dollar. Rënia ka qenë e pritshme pasi gjigandi i teknologjisë paralajmëroi investitorët më herët këtë muaj se fitimet do të ishin rreth 84 miliardë dollarë, më pak nga sa ishte parashikuar fillimisht.

Kompania ka fajësuar për këtë rënie edhe një ngadalësim ekonomik të Kinës. Por, shefi ekzekutiv, Tim Cook, tha se konsumatorët përballen edhe me çmimet e larta të kompanisë. Ai tha se dollari i fortë, që i bën produktet e Apple krahasimisht më të shtrenjtë, ka dëmtuar shitjet në tregjet në zhvillim.

Cook tha se gjigandi i teknologjisë ka filluar këtë muaj të rivlerësojë telefonat e tij me qëllim që të mbrojë konsumatorët nga pasojat e luhatjeve monetare. Apple ndërkohë ka parashikuar që të ardhurat për tre muajt e parë të këtij viti të jenë rreth 55 deri në 59 miliardë dollar, duke pranuar sërish një rënie prej të paktën 3.4 për qindësh nga viti në vit.

0 komente:

Post a Comment