Sipas zërave të fundit që vijnë nga Kina, me sa duket Apple ka ndërmend të propozojë një variant të kuq të iPhone XS dhe XS Max. Sipas burimit ky version do të jetë një eksluzivë për tregun kinez dhe do të jetë i disponueshëm brenda këtij muaji. Nuk do të përdoret marka Product(RED) por do të propozohet një emër i ngjashëm me China Red.

Kjo lëvizje ka për qëllim të bëjë për vehte rininë kineze pas rezultateve negative të muajve të fundit dhe si kundërpërgjigje ndaj modeleve të konkurencës që do të prezantohen gjatë vitit 2019. Sipas këtij burimi, ky version mund të mos vijë në tregjet evropiane, megjithëse duket e vështirë që Apple të prezantojë një ngjyrë ekskluzive për një treg të caktuar. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment