Apple ka lëshuar versionin e dytë beta të iOS 12.2 për zhvilluesit. Zhvilluesit mund të regjistrojnë dhe shkarkojnë versionin e ri beta të iOS nëpërmjet Developer Center ose nëpërmjet funksionit OTA pasi të kenë instaluar profilin e zhvilluesit në pajisjen e tyre.

Me iOS 12.2 Apple do të sjellë katër Animoji të reja që mund të përdoren në iMessage dhe në video-telefonatat e FaceTime. Animojit e reja i dedikohen botës së kafshëve me një gjirafë, një peshkaqen, një derr të egër dhe një buf duke arritur në total në 24 Animoji. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment