Gjatë këtyre ditëve është folur shumë për problemin e privatësisë së FaceTime, që lejonte aktivizimin e mikrofonit pa konsensusin e personave të tjerë. Apple sapo ka lëshuar iOS 12.1.4 për të sistemuar këtë problem. Apple gjithashku ka njoftuar se telefonatat FaceTime në grup nuk do të funksionojnë në asnjë pajisje me iOS 12.1.3 ose version më të vjetër.

Kështu që versioni i ri iOS është i këshillueshëm për të sistemuar këtë problem të rëndësishëm dhe për të shfrytëzuar telefonatat FaceTime në grup në të gjitha pajisjet. Përditësimi i ri peshon vetëm 98MB dhe nuk sjell asnjë funksion tjetër të ri në krahasim me versionin paraardhës. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment