Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Btw: Puzzle Maze, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Btw është një lojë me temë kuic ku qëllimi do të jetë të dilni nga labirinthi duke bashkuar pikat e mëdha pa u përplasur me objekte të tjera. Në fillim duket e thjeshtë por me kalimin e niveleve gjërat komplikohen.


- iShrug, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
iShrug është një program i cili i shton tastierës së iOS një listë me kombinime karakteresh që shprehin emocione dhe të cilat mund ti dërgoni drejt miqve tuaj kur komunikoni me mesazhe.


- Pocket, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Pocket është një program i cili ju jep mundësinë të ruani të gjitha shpenzimet që bëni gjatë ditës dhe ju ndihmon të mbani nën kontroll buxhetin ditor apo mujor. Pasi të ruani çdo blerje që bëni dhe buxhetin fillestar, mund të krijoni raporte të shpejta sipas kritereve që dëshironi. Programi mund të shkarkohet falas për një periudhë kohe të limituar.

Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment