Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Typsi: Cocktails Made Easy, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Typsi është një program i cili sjell në iOS një guidë për të bërë koktailet në shtëpi. Programi ofron një listë me shumë receta për të përgatitur koktailin që ju pëlqen më shumë duke ndjekur guidën intuitive dhe me pak durim do të jeni në gjëndje të bëheni ekspert i pijeve të preferuara.


Windy: Natural white noise, nga 1,99€, falas. /iPhone, iPad
Windy është një program i cili do të na ofrojë një mënyrë për tu relaksuar nëpërmjet dëgjimit të erës së rregjistruar me kualitet të lartë. Gjithashtu në sfond do t'ju shoqërojnë imazhe mjaft të bukura. Ja vlen ta merrni këtë program.


Digital Barometer S10, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Digital Barometer është një program i dobishëm i cili do t'ju japë në kohë reale të dhënat në lidhje me motin në qytetin tuaj. Mënyra se si ai do të shfaqë informacionin është unike dhe e thjeshtë për tu kuptuar.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment