Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Vertigo Racing, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Vertigo Racing është një lojë me garë me makina ku ju duhet të luani në rolin e një piloti i cili do të marrë pjesë në evente të ndryshme. Kini kujdes sepse do të jetë e vështirë të qëndroni në garë pasi kundërshtarët do të bëjnë të pamundurën t'ju eliminojnë.


- Kiwake: Extreme Alarm Clock, nga 7.89€, falas. /iPhone, iPad
Kiwake është një program i dedikuar për të gjithë ju që keni vështirësi të zgjoheni në mëngjes. Veçantia e tij qëndron në faktin që përveç se të përcaktoni orën e alarmit, për ta ç'aktivizuar atë duhet të zgjidhni një kuic i cili i referohet një objekti që përcaktoni gjatë krijimit të tij. Kjo do t'ju ndihmojë të largoni gjumin dhe të zgjoheni. Sot mund ta shkarkoni falas për një periudhë të limituar.


Cowculator: Friends, Not Food, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Cowculator është një program informativ për personat që ushqehen në mënyrë vegjetariane. Ai ju jep inforomacione në lidhje me kursimet që i bëni natyrës duke mos u ushqyery me mis por vetem me prodhime bimore.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment