Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Kiwake - Extreme Alarm Clock, nga 1.99€, falas /iPhone, iPad
Një aplikacioni për gjumashët që preferojnë të flejnë deri vonë dhe për fanatikët e butonit snooze. Ky aplikacion do ju ndihmojë të zgjoheni pa patur mundësinë që ta ndaloni atë. Aplikacioni do ju kërkojë për shembull që të fotografoni një objekt larg krevatit për të provuar që jeni zgjuar, etj...


Mystery of Fortune 2, nga 2,79€, falas. /iPhone, iPad
Mystery of Fortune 2 është një lojë mjaft e bukur me temë strategji ku ju do të krijoni ushtrinë  personale dhe më pas të luftoni kundra krijesave që kanë pushtuar botën. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


Sonic The Hedgehog Classic, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Një nga lojrat më të bukura të kompanisë SEGA, vjen sot në ofertë për në kohë të limituar. Sonic është personazhi i lojës i cili duhet të zbulojë botën ku jeton me aftësitë e tij mbinjerzore. Ja vlen ta merrni.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment