Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Out There Chronicles, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Out There Chronicles është një lojë në formën e një libri interaktiv në të cilin jeni ju që vendosni fatet e personazheve në luftën e galaktikave ku është përfshirë dhe Toka. Mund ta shkarkoni falas vetëm për një kohë të limituar.


- Coin Wars, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Coin Wars është një lojë ku mund të luani me miqtë tuaj online në lojën e hedhjes së monedhës. Në fillim keni një buxhet të cilin do ta përdorni për të nisur lojën dhe më pas, duke fituar,  do të keni mundësi ti shtoni.


- 4tomatic, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
4tomatic është një program i cili ju lejon të bëni selfie në mënyrë automatike. Do të mjaftojë të fokusoheni tek fotokamera dhe programi do të rregjistrojë një seri fotosh duke aplikuar një interval nga një foto tek tjetra.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment