Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Metadata, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Metadata është një program i dobishëm i cili ju jep informacione në lidhje me çdo foto që keni në Galerinë e Fotove të iOS. Ndër informacionet më të dobishme janë dimensionet e imazhit apo kualiteti të cilat do ti lexoni vetëm me pak klik-e.


- Fit5: Workout Planner, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Fit5 është një program i dobishëm për shëndetin dhe i dedikohet të gjithëve ju që bëni palestër. Ai përmban disa programe për tu ndjekur, të cilat shoqërohen me guidë interaktive dhe shpjegime me tekst. Gjithashtur, përçdo guidë që do të ndiqni, programi ju sugjeron dhe ushqimin që duhet të hani pasi jeni kthyer nga palestra.

Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment