Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Brutal Brutalness, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Brutal Brutalness është një lojë me aventurë dhe aksion ku do të luani në rolin e pjestarit të një grupi muzikor heavy metal i cili duhet të shpëtojë pjesën tjetër të bandës, në një botë plot kaos. Kini kujdes sepse armiqtë nuk kanë mëshirë.


- 7 Minute Workout, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
7 Minute Workout është një program i cili i dedikohet shëndeti dhe sjell në iOS një guidë me ushtrime fizike të cila nuk duhet të zgjasin më shumë se 7 minuta. Nëse ndiqni rregullisht palestrën atëherë ky program është i duhuri.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment