Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

iBasket Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
iBasket Pro është një lojë në të cilën do të luani lojën e basketbollit dhe do të fitoni lojën vetëm nëse shënoni të gjitha goditjet që duhet të bëni. Sot kjo lojë mund të shkarkohet falas për një periudh kohe të limituar.


- Everyday, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Everday është një program i cili ju jep mundësinue të organizoni gjërat që duhet të bëni në të ardhmen duke i grupuar ato sipas dëshirës. Në këtë mënyrë ai ju ndihmon të jeni gjithmonë i organizuar dhe produktiv.


OrasisHD, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
OrasisHD është një program i cili ju lejon të modifikimin e fotove të cilat janë bërë në ambjente me ku ka pak fluks drite. Ai ju vë në dispozicion mundësinë për të modifikuar disa parametra të cilat vijnë si pasojë e krijmit të një algoritmi unik i cili do të ndryshojë totalisht fotot dhe në mënyrë mjaft profesionale.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment