Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Fleets of Heroes, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Fleets of Heroes është një lojë me aventurë dhe aksion e cila ambjentohet në të gjithë galaktikën tonë dhe ju do drejtoni flotat luftarake për të mbrojtur qytetërimin në të cilën bëni pjesë. Duhet të tregoheni strategjik sepse forcat aliene do bëjnë të pamundurën t'ju ndalojnë.


- Da Vinci Eye: Anyone can draw, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Da Vinci Eye është një program për të apasionuarit e pikturës, nëpërmjet të cilit mund të zbuloni të gjitha sekretet dhe teknikat më të njohura dhe të shpikura nga artistët më të mëdhenj të kohërave. Gjithashtu programi ju mëson se si ti praktoni ato sa më mirë,


RadioApp Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
RadioApp Pro është një program i cili ju jep mundësinë të dëgjoni kanalet radio nga e gjithë bota, ku këtu përfshihet dhe shqipëria. Ja vlen ta merrni nëse gjatë ditës jeni dëgjues të radios ose doni të shoqëroni udhëtimet tuaja nën shoqërinë e saj.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment