Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- InLove, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
InLove është një program i thjeshtë por i dobishëm i cili i dedikohet të dashuruarve. Ai do të ruajë përgjithmonë datën dhe informacione të tjera, kur jeni lidhur me partnerin/en.


- Pixel Wakker, nga 5.79€, falas. /iPhone, iPad
Pixel Wakker është një nga programet më të mira në App Store i cili ju lejon të modifikoni fotot duke i aplikuar efekte grafike profesionale. Sot mund ta shkarkoni falas për një periudhë kohe të limituar.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment