Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Rex: The game of kings, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Rex është një lojë me temë kuic e cila mund të krahasohet me një version të thjeshtëzuar të lojës Shah. Rregullat e lojës mësohen shumë shpjet ku qëllimi final është të mbeteni në fund i gjallë, dhe mundësisht me mbretin.


- FootPrint: Where I've Been, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
FootPrint është një program i cili ju jep mundësinë të rregjistroni në hartë detaje në lidhje me vëndet që keni vizituar më parë. Çdo vënd që shënoni mund të shoqërohet me shënime, imazhe apo dhe video.


- Roxy and the Ballerina Robot, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Roxy and the Ballerian Robot është një libër virtual i cili tregon historinë e një vajze e cila kërkon tue blejë lodrën e ëndrrave. Çdo ngjarje shoqërohet me imazhe, zë dhe text ku fëmijët do të kenë mundësinë të përmirësojnë të dëgjuarin në gjuhën angleze.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment