Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Glazba: Music Player, nga 0.89€. falas. /iPhone, iPad
Glazba është një program alternativ për të dëgjuar muzikë në iDevice. Ndryshe nga programi i iOS për këtë funksion, Glazba ju lejon të lexoni dhe dëgjoni file-t muzikore që keni ruajtur në sistemet Cloud si iCloud apo Google Drive.


Ginkgo Dino, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Ginkgo Dino është një lojë me aventurër ku fëmijët do të mësojnë çdo gjë në lidhje me periudhën e dinosaurëve. Me mikun e tyre Ginkgo do të eksplorojnë botën e mistershme të krijesave më të mëdha në botë, ku ai do ti shpjegojë në mënyrë interaktive çdo detaj. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


- Pulse Breathing, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pulse Breathing është një program i cili ju ndihmon kur jeni të lodhur dhe të stresuar nga dita që po kaloni. Programi vë në dispozicion 3 teknika të cilat do t'ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të fitoni energjinë e duhur.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment