Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Taps: Beautifully Simple, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Taps është një lojë me temë kuic dhe shumë e thjeshtë për tu luajtur ku duhet të prekni çdo qelizë dhe atë të bashkangjiturën për të rritur ose zbritur vlerat e tyre. Gjatë niveleve gjithçka do të vështirësohet dhe nuk do të jetë e lehtë ta mbaroni!


- Vertigo: Binaural Beats, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Vertigo është një lojë ku qëllimi është të mblidhni sa më shumë pika me ngjyrë të verdhë. Duke prekur kudo në ekran mund të kontrolloni kometën lëvizëse dhe duke mbledhur objekte me ngjyrë të verdhë keni mundësinë të zbuloni tema grafike të tjera.


- Comish, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Comish është një lojë ku do të luani në rolin e një broker-i i cili duhet të përdorë të gjithë inteligjencën për të përfituar sa më shumë nga tregu i WallStreet duke shfrytëzuar paratë e klientëve që kanë besim në aftësitë tuaja. Ja vlen ta merrni!


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment